Çmimet

Sa kushton regjistrimi i markës tregtare

Kostoja e mbrojtjes së markës varet nga tre faktorë: territori, numri i klasave të Nicës dhe nëse ke nevojë për përfaqësim profesional. Më poshtë e ke pasqyrën transparente për Kosovën, Bashkimin Evropian dhe regjistrimin ndërkombëtar.

Pasqyra e kostove

Kosovë — një klasë e Nicës

250€ është paketa Standard e shërbimit tonë për aplikimin kombëtar pranë Agjencisë së Pronësisë Industriale (KIPA) në Kosovë, për një klasë të Nicës.

Kosovë — klasë shtesë

+40€ për secilën klasë shtesë. Nëse shesh produkte dhe ofron shërbime njëkohësisht (p.sh. veshje + shitje me pakicë), ke nevojë për më shumë se një klasë.

Kërkimi paraprak

Kërkimi bazë i disponueshmërisë është falas në faqen tonë. Ai zvogëlon rrezikun e refuzimit, që është kostoja më e shtrenjtë: taksat e humbura plus rebranding.

Bashkimi Evropian (EUIPO)

Tarifa zyrtare e EUIPO-s fillon nga 850€ për një klasë (aplikim elektronik), +50€ klasa e dytë dhe +150€ për çdo klasë tjetër, plus honorari i përfaqësimit.

Ndërkombëtarisht (Sistemi i Madridit)

Kostoja varet nga numri i shteteve të zgjedhura dhe nga klasat. Llogaritja bëhet mbi taksën bazë të WIPO-s plus taksat individuale të secilit shtet.

Rinovimi pas 10 vjetëve

Marka mbrohet 10 vjet nga data e aplikimit dhe rinovohet pa kufizim. Rinovimi paguhet vetëm në ciklin e ardhshëm, jo çdo vit.

Emri dhe logoja: bashkë apo veçmas?

Nëse emri dhe logoja aplikohen si një shenjë e kombinuar, bëhet një aplikim. Nëse doni t'i mbroni si dy marka të ndara, ato llogariten si dy aplikime të veçanta — kjo është arsyeja më e shpeshtë pse rritet kostoja.

Kundërshtimet nga palët e treta

Pas publikimit në Buletinin Zyrtar, një pronar marke të mëparshme mund të paraqesë kundërshtim. Përgjigjja ligjore është punë shtesë dhe ofertohet veçmas, prandaj kërkimi paraprak para aplikimit kursen para.

Taksa shtetërore e ndarë nga honorari

Para se të paguani, bëjmë kontrollin falas dhe ju dërgojmë ofertë me shkrim ku ndahet qartë taksa shtetërore e Agjencisë nga honorari ynë, pa tarifa të papritura në fund.

Ku shpenzohen më shumë para pa nevojë

Shpenzimi më i shpeshtë i humbur nuk është tarifa zyrtare, por aplikimi i dorëzuar pa kërkim paraprak. Nëse marka bie ndesh me një të drejtë më të hershme, taksa nuk kthehet dhe biznesi detyrohet të ndryshojë emrin, tabelën, paketimin dhe komunikimin. Kostoja reale e rebrandimit është shumëfish më e lartë se tarifa e aplikimit.

Shpenzimi i dytë i shpeshtë është zgjedhja e klasave më shumë sesa duhet. Klasat shtesë kanë kosto, por nuk shtojnë mbrojtje nëse nuk mbulojnë aktivitetin real ose planet e zgjerimit brenda 3–5 vjetëve.

Vazhdo më tej

Pyetje të shpeshta

Sa kushton regjistrimi i markës tregtare në Kosovë?

Paketa Standard e shërbimit tonë kushton 250€ për një klasë të Nicës dhe +40€ për secilën klasë shtesë. Para pagesës merr ofertë me shkrim, ku tarifa shtetërore ndahet nga honorari ynë. Në Shqipëri paketa Standard kushton 500€, në Maqedoni të Veriut 500€.

A ka kosto të fshehura?

Nuk ka. Çmimi komunikohet përpara dorëzimit dhe përfshin punën e agjentit. Kosto shtesë lindin vetëm në rrethana të veçanta, si përgjigjja ndaj një kundërshtimi nga një palë e tretë.

A duhet paguar për kërkimin e markës?

Jo. Kërkimi paraprak i disponueshmërisë ofrohet falas. Nëse rezultati tregon rrezik, marrësh një vlerësim me shkrim dhe alternativa përpara se të shpenzosh taksat zyrtare.

Sa kushton nëse regjistroj vetëm logon, pa emrin?

Tarifa është e njëjtë sepse çmimi lidhet me numrin e klasave, jo me tipin e paraqitjes. Në praktikë rekomandojmë mbrojtjen e emrit dhe të logos për të mbuluar të dyja format e kopjimit.

A është më lirë të aplikoj vetë, pa agjent?

Për persona dhe biznese të huaja përfaqësimi nga agjent i licencuar është i detyrueshëm. Për bizneset vendore kursimi është i vogël, ndërsa rreziku i një liste klasash të gabuar e humb tërësisht taksën e paguar.

Merr çmimin e saktë për markën tënde

Fillo me kërkimin falas — brenda 24 orëve marrësh vlerësimin dhe kostën e plotë, pa pagesë paraprake.

Kërkim falas i markës
WhatsApp Apliko