Pse ta regjistroj
Pse duhet ta regjistroj markën tregtare?
Shumë biznese në Kosovë investojnë në emër, logo dhe reklama, por e lënë markën pa regjistruar. Ja nëntë arsye pse regjistrimi i markës është ndër vendimet më të mençura dhe më të lira që mund të marrë një biznes.
1. Fitoni të drejtë ekskluzive mbi emrin dhe logon
Vetëm marka e regjistruar ju jep të drejtën ligjore që askush tjetër të mos përdorë një shenjë identike ose konfuzuese për të njëjtat mallra ose shërbime në Kosovë.
2. Në Kosovë fiton ai që aplikon i pari
Mbrojtja i jepet atij që e depoziton markën më herët, jo domosdoshmërisht atij që e përdor më gjatë. Nëse dikush tjetër e regjistron emrin tuaj para jush, mund t'ju duhet ta ndryshoni brendin.
3. Regjistrimi i biznesit në ARBK nuk mjafton
Emri i ndërmarrjes në ARBK dhe marka tregtare janë dy gjëra të ndryshme. Emri i biznesit nuk e mbron logon, emrin e produktit apo emrin e dyqanit si markë.
4. Mbrojtje kundër kopjimit dhe keqpërdorimit
Me certifikatë regjistrimi mund të dërgoni paralajmërim, të kërkoni ndalimin e përdorimit dhe dëmshpërblim në gjykatë kundër atyre që ju imitojnë.
5. Mallrat e falsifikuara ndalen në doganë
Pronari i markës së regjistruar mund të kërkojë masa doganore që mallrat që shkelin markën të ndalen në kufi para se të hyjnë në treg.
6. Marka bëhet pasuri e biznesit
Marka e regjistruar mund të shitet, transferohet, licencohet ose të përfshihet në vlerën e kompanisë kur kërkoni investitor ose kredi.
7. Franshiza dhe zgjerim jashtë vendit
Pa markë të regjistruar nuk mund të jepni franshizë në mënyrë të sigurt. Aplikimi në Kosovë është gjithashtu baza për zgjerim në Shqipëri, Maqedoni ose përmes Sistemit të Madridit.
8. Besim te klientët dhe partnerët
Simboli ® tregon se brendi është serioz dhe i mbrojtur. Rrjetet e supermarketeve, distributorët dhe platformat online shpesh kërkojnë prova të pronësisë së markës.
9. Mbrojtje 10-vjeçare me kosto të ulët
Regjistrimi zgjat 10 vjet dhe mund të rinovohet pa kufi. Krahasuar me koston e ndryshimit të emrit pas një konflikti, regjistrimi është investim i vogël.
Pyetjet më të shpeshta
A është e detyrueshme regjistrimi i markës në Kosovë?
Jo, por pa regjistrim nuk keni të drejtë ekskluzive dhe është shumë më e vështirë të ndaloni kopjimin e emrit ose logos.
Kur duhet ta regjistroj markën?
Sa më herët, ideale para se të hapni biznesin, të printoni paketime ose të nisni reklamat.
A mund ta regjistroj vetëm logon ose vetëm emrin?
Po. Mund të regjistroni emrin si markë verbale, logon si markë figurative ose kombinimin e tyre.
Çka duhet të bëj para regjistrimit?
Një kontroll paraprak për marka të ngjashme. Te Marka Tregtare® ky kontroll është falas për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Ky artikull është informativ dhe nuk zëvendëson këshillën ligjore për rastin tuaj. Vendimin për regjistrim e merr zyra kompetente.