Regjistrimi

Regjistrimi i markës tregtare

E gjithë procedura e regjistrimit të markës në Kosovë, nga kërkimi i parë deri te certifikata: hapat, dokumentet, kostoja dhe afatet.

Gjashtë hapat e regjistrimit

1. Kërkimi i disponueshmërisë

Para çdo aplikimi verifikohet nëse emri ose logoja është i lirë në regjistrin e markave. Ky hap parandalon refuzimin dhe konfliktet me marka ekzistuese — te ne është falas.

2. Zgjedhja e klasave

Mbrojtja vlen vetëm për produktet dhe shërbimet e deklaruara. Klasifikohen sipas Klasifikimit të Nicës (45 klasa) dhe zgjidhen edhe klasat e zgjerimit të ardhshëm të biznesit.

3. Përgatitja e dokumenteve

Duhen: të dhënat e aplikantit (person fizik ose biznes), paraqitja e markës (emër, logo ose e kombinuar), lista e klasave dhe prokura nëse aplikon përfaqësuesi.

4. Depozitimi pranë API-së

Aplikimi dorëzohet pranë Agjencisë për Pronësi Industriale me tarifën 250€ për klasën e parë dhe 40€ për çdo klasë shtesë. Prioriteti ligjor nis nga dita e depozitimit.

5. Shqyrtimi dhe publikimi

API shqyrton aplikimin, pastaj e publikon për 3 muaj për kundërshtime eventuale nga palët e treta. Nëse nuk ka kundërshtim, marka regjistrohet.

6. Certifikata dhe rinovimi

Certifikata lëshohet brenda 8–14 muajve dhe vlen 10 vjet. Rinovimi bëhet pa kufizim — mbajmë kalendarin e afateve që marka yt të mos skadojë kurrë.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton regjistrimi i markës tregtare?

Tarifa zyrtare është 250€ për një klasë dhe 40€ për çdo klasë shtesë. Kostoja totale varet nga numri i klasave dhe territoret e mbrojtjes; verifikimi paraprak i emrit është falas.

Sa zgjat regjistrimi i markës?

Depozitimi bëhet brenda 48 orëve nga konfirmimi i të dhënave. Certifikata lëshohet zakonisht brenda 8–14 muajve, por prioriteti ligjor vlen nga dita e depozitimit — marka yt është e mbrojtur që nga ai moment.

Çfarë dokumentesh duhen për regjistrim?

Të dhënat e aplikantit, paraqitja e markës (tekst ose grafikë), lista e produkteve/shërbimeve sipas klasave dhe prokura për përfaqësimin. Certifikata e biznesit ndihmon, por nuk është e detyrueshme për personat fizikë.

A mund të regjistroj markë si person fizik?

Po. Marka mund të regjistrohet si nga personat fizikë ashtu edhe nga bizneset. Nëse planifikon ta përdorësh për biznesin, rekomandojmë regjistrimin në emër të biznesit që vlera e markës të rrijë bashkë me të.

A vlen regjistrimi i Kosovës jashtë vendit?

Jo automatikisht. Për Shqipëri bëhet regjistrim i veçantë, për BE-në aplikimi bëhet pranë EUIPO-së, dhe për vende të tjera përdoret Sistemi i Madridit. Të ndihmojmë të zgjedhësh strategjinë sipas tregjeve ku shet.

Lexo edhe dokumentet për regjistrim marke dhe sa zgjat regjistrimi.

Lexo më tej

Pse duhet ta regjistroj markën tregtare?9 arsye: e drejtë ekskluzive, doganë, vlerë për biznesin.Gabimet më të shpeshta në regjistrimin e markësSi të shmangni refuzimin dhe mbrojtjen e pamjaftueshme.Simboli ® dhe ™Çka do të thonë dhe kur lejohet t'i përdorni.Kush mund ta regjistrojë markën?Person fizik, kompani, ortakë, diaspora dhe të huaj.A e ke regjistruar markën e biznesit?Bizneset dhe markat në Kosovë: çfarë tregon raporti 23.5 për 100.Kosovo trademark for UK companiesWhy a UKIPO registration does not cover Kosovo, and how to file.Diaspora business ownersLaunching a brand in Kosovo from abroad: ownership and remote filing.Kosovo trade mark office (KIPA)Which office registers trademarks in Kosovo and how to file from abroad.How to make a trademarkChoose a registrable name and logo, then file it in Kosovo.Kosovo trademark for US companiesWhy a USPTO registration does not cover Kosovo, and how to file.Kosovo trademark for DACH companiesFor brands from Germany, Austria and Switzerland entering Kosovo.Marke in Kosovo anmelden (Deutsch)Markenanmeldung im Kosovo für Firmen aus Deutschland, Österreich und der Schweiz.Western Balkans trademark strategyWhere Kosovo fits when a European brand expands into the region.Entering Kosovo? Protect your brand firstWhy trademark registration should come before your market launch.Balkan brands entering KosovoTrademark ownership and distribution planning before market entry.Foreign applicant filing checklistOwner details, logo files, goods and services, and authorisation questions.Ligji për markat tregtareÇfarë thotë ligji: mbrojtja, refuzimi, kundërshtimi dhe rinovimi.Çfarë përfshin një markë tregtareElementet vizuale e tekstuale, identifikimi i burimit dhe mbrojtja ligjore.Si ta mbroj markën tregtareUdhëzues hap pas hapi: kërkimi, klasat, aplikimi dhe rinovimi.Mbroje brendinEmri, logoja, domain-i dhe rrjetet sociale — çfarë mbrohet realisht.Ku ta mbrojmë markën në KosovëInstitucionet, procedura zyrtare dhe territoret e mbrojtjes.Klasat e NicësZgjedhja e klasave përcakton sa gjerë të mbron marka.Rinovimi i markësAfatet 10-vjeçare, periudha e mëshirës dhe si të mos e humbësh emrin.Kundërshtimi i markësSi bllokohet një markë e ngjashme brenda afatit 3-mujor.Marka për dyqane onlineE-commerce, domain dhe rrjete sociale — çka mbrohet me markë.Ndërmarrje të reja — korrik 20261,583 biznese të reja: pse marka është hapi i radhës.Masat doganore për markatSi ndalohen mallrat e falsifikuara në kufi me Doganën e Kosovës.Mbrojtja e markës në DoganëShërbimet tona në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.Mbrojtja e markësÇka mbron marka e regjistruar dhe si vepron pronari ndaj shkeljeve.Mbrojtja e markës në PrishtinëAgjenci e licencuar në Prishtinë — konsultim dhe përfaqësim pranë API-së.Masat doganoreNdalimi i mallrave të falsifikuara në kufi — përmbledhje e shkurtër.Mbrojtja e markës në KosovëTë gjitha instrumentet e mbrojtjes: regjistrimi, monitorimi, dogana, gjykata.Regjistrimi i markës në KosovëProcedura e plotë pranë API-së — kërkimi, aplikimi, publikimi, certifikata.Marka, patenta & dizajniDallimi ndërmjet markës, patentës dhe dizajnit industrial — çfarë mbron secila.Keqpërdorimi i markësKopjime, falsifikime dhe llogari të rreme — si ndalen hap pas hapi.Certifikata e markës tregtareSi merret certifikata zyrtare në Kosovë: kërkimi, aplikimi, afatet dhe mbrojtja.Refuzimi i aplikimit të markësPse refuzohet një aplikim dhe si ta kthesh dosjen në regjistrim.

Regjistro markën online

Plotëso aplikimin për 2 minuta — depozitimi bëhet brenda 48 orëve nga agjentë të licencuar.

Nis regjistrimin
WhatsApp Apliko